Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka shpërndarë pamje në rrjete sociale.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë më 3 janar.

Gjatë arrestimit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri e tipit “Zoraki” me një karikator.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat