​Kalon ilegalisht kufirin, kapet me armë zjarri në Hani të Elezit

Kronikë

​Kalon ilegalisht kufirin, kapet me armë zjarri në Hani të Elezit

Më: 4 janar 2026 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në posedim.

Sipas Policisw, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe garantimin e sigurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat