Arrestohet i dyshuari se sulmoi një polic në pikë kontrolli dhe tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Arrestohet i dyshuari se sulmoi një polic në pikë kontrolli dhe tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 6 janar 2026 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se sulmoi zyrtarin policor në një pikë kontrolli dhe tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Zubin-Potok dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Zubin Potok / 05.01.2026 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor në një pikë kontrolli dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Tek i dyshuari paraprakisht është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat