44 aksidente veç të dielën në Kosovë

Kronikë

44 aksidente veç të dielën në Kosovë

Më: 12 janar 2026 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Gjatë ditës së diel, në Kosovë u raportuan plot 44 aksidente.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 16 prej tyre ishin me të lënduar, derisa 28 aksidente vetëm me dëme materiale.

Ndërkohë, përgjatë 24-orëshit të fundit, u arrestuan 29 persona gjithsej, e 14 prej tyre u dërguan në mbajtje.

Policia u tregua e ashpër edhe ndaj shkeljeve të rregullave të trafikut, ku dënoi plot 1407 njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat