Arrestohen dy persona të dyshuar për lëndim trupor

Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për lëndim trupor

Më: 14 janar 2026 Në ora: 22:51
Foto ilustruese

Sot rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llapushnik të Drenasit, një person ka pësuar sulm fizik me mjete të forta nga dy persona të dyshuar.

Pas njoftimit, zyrtarët e stacionit policor të Drenasit kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy personat e dyshuar, të cilët janë përfshirë në këtë rast.

Të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit janë duke vazhduar punën për të zbardhur rrethanat e këtij sulmi, i cili është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar motivet e këtij akti dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat