Dy burra janë arrestuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal, ku sipas policisë janë marrë rreth 200 euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në lokal dhe kanë marrë paratë nga arka
Pas marrjes së informacionit për rastin, njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit brenda një kohe të shkurtër.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dy personat janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
“Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me forcë kishin depërtuar në një lokal dhe kishin vjedhur nga arka para rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.