Dy raste kur djali rreh babanë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Obiliq

Kronikë

Dy raste kur djali rreh babanë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Obiliq

Më: 17 janar 2026 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Të premten në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili e ka sulmuar babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër ku djali ka rrahur babanë ka ndodhur po atë ditë por në Obiliq.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e tij”.

“Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman  mjekësor, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat