Arrestohet i mituri që sulmoi me thikë bashkëmoshatarin

Kronikë

Arrestohet i mituri që sulmoi me thikë bashkëmoshatarin

Më: 17 janar 2026 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një të mitur tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat