Arrestohet një person për sulm ndaj policëve, dy të lënduar

Kronikë

Arrestohet një person për sulm ndaj policëve, dy të lënduar

Më: 19 janar 2026 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë të cilin ishin duke u marrë me një rast.

Sipas njoftimit të PK-së dy policë kanë pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin 24- orësh

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat