Ende në arrati hajnat që plaçkitën mbi 600 mijë euro në një argjendari të Prishtinës

Kronikë

Ende në arrati hajnat që plaçkitën mbi 600 mijë euro në një argjendari të Prishtinës

Më: 20 janar 2026 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas burimeve, vlera e dëmit arrin rreth 600 mijë euro, ndërsa dyshohet se gjatë grabitjes është vjedhur edhe DvR-ja.

Hajnat dyshohet se kanë depërtuar në lokal duke shpuar dhe thyer murin.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se njësitë e hetimeve, në koordinim me prokurorinë, janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Ndërkohë,  gazetari Agon Rexhepi në emisionin “Ora Shtatë” tha se ende, sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.

I njëjti shtoi se argjendaria është e rrethuar nga një shtëpi e pabanuar, gjë që mund ta ketë bërë më të lehtë depërtimin e hajdutëve në lokal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat