Dorëzohet në polici 31-vjeçari, dyshohet për një rast të plagosjes në Ferizaj

Kronikë

Dorëzohet në polici 31-vjeçari, dyshohet për një rast të plagosjes në Ferizaj

Më: 21 janar 2026 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

I dyshuari për një rast të plagosjes në Ferizaj që kishte ndodhur më 21 dhjetor në rrugën “Wesley Clark”, është vetëdorëzuar sot në polici.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R., 31 vjeç, ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.

“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij”, njofton policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku më pas me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat