Një grua 54 vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë në fshatin Goriq të Malishevës. E gjitha ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 dhe ky zjarr dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike, raporton KosovaPress.
Lajmin për vdekjen e Feride Mazrekut e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
KosovaPress mëson se përveç gruas e cila mbeti e vdekur nga zjarri, në shtëpi ndodhej edhe babai i saj i cili kishte marr trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Siç mëson KosovaPress, e ndjera ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk arrit t’i shpëtoi zjarrit.
Ndërsa, sot në orën 15:00 iu dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit.
Ndërsa, që nga mëngjesit familjarët i kanë hapur dyer për të pame.