E shitën veturën e vjedhur, arrestohen dy gjakovarë

Kronikë

E shitën veturën e vjedhur, arrestohen dy gjakovarë

Më: 22 janar 2026 Në ora: 09:10
Policia

Mesditën e së mërkurës janë arrestuar dy meshkujë kosovarë në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se më datën 3 janar të këtij viti kishin vjedhur një veturë të cilën e kanë shitur.

Vetur është gjetur dhe është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE, MASHTRIM

Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë / 03.01.2026 – 16:00. Me 21.01.2026 është raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë të cilën duke paraqitur fakte të rreme e kanë shitur tek viktima mashkull kosovar. Vetura është gjetur dhe është sekuestruar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat