Arriti të merrte rreth 200 euro nga një lokal në Podujevë, arrestohet shtetasi serb

Kronikë

Arriti të merrte rreth 200 euro nga një lokal në Podujevë, arrestohet shtetasi serb

Më: 24 janar 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar në Podujevë.

Kjo pasi që i njëjti dyshohet se kishte arritur të marrë para të gatshme në lokalin e një gruaje nga Kosova.

Në raportin e Policisë, thuhet se shuma e parave ishte rreth 200 euro, ndërsa rasti është cilësuar si “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat