Shtiu me armë zjarri, shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë

Kronikë

Shtiu me armë zjarri, shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë

Më: 25 janar 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, një fishekë për armë të gjatë dhe gjashtë gëzhoja.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me dy fishekë, një fishekë për armë të gjatë dhe gjashtë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat