Një incident i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku një qytetar ka raportuar se i është marrë portofoli nga një person i panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka treguar se ngjarja ka ndodhur kur ai ndodhej në rrugë dhe një individ i huaj i është afruar, duke e përqafuar.
Gjatë këtij përqafimi, ai dyshon se personi i panjohur ka arritur të marrë nga xhepi i tij portofolin që përmbante dokumente personale dhe një shumë prej 50 eurosh.
Policia ka njoftuar se deri më tani i dyshuari nuk është identifikuar dhe hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.
“Nuk është identifikuar i dyshuari, rasti nën hetime”, thotë Policia.