Dyshohet se mori ryshfet nga një biznes, arrestohet një inspektor i punës në Prishtinë

Kronikë

Dyshohet se mori ryshfet nga një biznes, arrestohet një inspektor i punës në Prishtinë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit të Punës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

I dyshuari me inicialet G.B. është ndaluar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Sipas Prokurorisë, arrestimi i inspektorit është realizuar pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, përfshirë edhe masën e simulimit, ku ai është kapur në flagrancë.

Dyshohet se inspektori ka pranuar para nga një biznes, me qëllim që ta amnistojë atë nga shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit, pasi ishte vërejtur se disa punëtorë nuk ishin të deklaruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat