Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Kronikë

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Më: 31 janar 2026 Në ora: 21:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës u pa në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, mesditën e së shtunës.

Për këtë, u vendosen edhe shiritat e sigurisë.

Këta u njoftuan se në rrugën “Fahri Fazliu” disa persona fillimisht u përleshën.

E më pas, u dëgjuan edhe krismat e armës.

Si pasojë e kësaj, kishte edhe të lënduar.

Më vonë gjatë ditës, u bë e ditur se të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, u tha nga Policia e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të Tëvë1 në vendngjarje, policia hasi edhe në një person.

Për këtë, ky fillimisht u fut në makinën e policisë, e më pas u shoqërua në stacionin policor.

Por, pavarësisht interesimit të televizionit, nuk u bë e ditur se në çfarë cilësie u shoqërua për intervistim.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe kjo veturë e dëmtuar, ndërsa organet e rendit bën të ditura se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat