Një qytetar serb u raportua i zhdukur të hënën në Zveçan. Por, Policia njofton se më vonë ai u gjet.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima u dërgua për tretman mjekësor pasi kishte disa lëndime të lehta.
“Zveqan / 01.02.2026 – 11:30. Me 02.02.2026 është raportuar se viktima mashkull serb është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihej për vendndodhjen e tij, ndërsa rreth orës 13:40 viktima është gjetur dhe është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte disa lëndime të lehta”, njofton Policia.
Rasti nën hetime.