Kapet në flagrancë me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Kronikë

Kapet në flagrancë me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person në rrugën “Qamil Hoxha” pasi tek i njëjti ka gjetur një thikë.

Bëhet e ditur se mjeti u kap gjatë një kontrolli.

“Njësiti policor ka hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në trup te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat