Incident në Gjakovë: Një person lëndon veten dhe kushërirën me mjet të mprehtë

Kronikë

Incident në Gjakovë: Një person lëndon veten dhe kushërirën me mjet të mprehtë

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është raportuar sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka lënduar veten dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, sipas të cilës lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

“Të dy personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë”.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat