​Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga vetura

Kronikë

​Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga vetura

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë 76-vjeçari që u aksidentua mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, rasti ëhstë duke u hetuar nga organet e rendit.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini”, ku 76-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (SHSKUK).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat