Vdekje e dyshimtë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:00 në Gjilan.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe mbetet nën hetime nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat