Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij në Kaçanik.
Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Atij i është ofruar menjëherë tretman mjekësor për trajtimin e lëndimeve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.