​220 veta morën gjoba në Prishtinë, të hënën, 50 falë veturave inteligjente

Kronikë

​220 veta morën gjoba në Prishtinë, të hënën, 50 falë veturave inteligjente

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Trafikut në Prishtinë është treguar dorëlirë, të hënën, duke shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, 50 nga të cilat janë identifikuar përmes veturave me pajisje inteligjente.

Ato kanë “hetuar” shkelje si drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Në kuadër të këtyre veprimeve, policia ka konfirmuar se 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa njoftoi se gjobat e shqiptuara kundërvajtësve do t’u dërgohen me postë.

Në ditën kur u shpërndanë këto 220 “dënime” nuk është se pati ndonjë operacion special të njësisë së trafikut, por gjithçka ndodhi në kuadër të “aktivitete të rregullta operative”.

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat