51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë

51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2538 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 46 persona, 20 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat