Policia ndalon dy të dyshuar në Ferizaj, bartnin revole dhe sprej

Kronikë

Policia ndalon dy të dyshuar në Ferizaj, bartnin revole dhe sprej

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 08:26
Policia

Dy persona janë ndaluar për kontroll mbrëmë, nga policia e Ferizajt.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe konfiskoi një revole dhe një sprej.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Naim Beka”, rreth orës 20:00.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat