Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba nga pajisjet inteligjente

Kronikë

Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba nga pajisjet inteligjente

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Nga pajisjet inteligjente dhe radarë mobilë vetëm gjatë muajit janar janë shqiptuar 1 mijë e 128 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Policia njofton se nga kjo 545 gjoba janë dërguar me postë në adresë të pronarit të mjetit.

Sfida kryesore e sigurisë publike në vend vazhdon të jetë siguria në trafik, ku që nga viti 2000 kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë persona. Ndërkaq, si pjesë e strategjisë për forcimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e integruar të trafikut urban deri më tani, janë instaluar gjithsej 165 kamera sigurie në 54 lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Policia njofton se nga kjo, 545 gjoba janë dërguar me postë në adresë të pronarit të mjetit.

Vedat Zuka, shef i operativës së trafikut në kryeqytet, ka thënë për Radio Kosovën se gjobat rregullohen me Ligjin për Kundërvajtje dhe se policia e Kosovës mund të shqiptojë gjoba deri në 500 euro.

“Është gjoba e parë e cila shkon deri në 100 euro. Pastaj gjoba e dytë  200 euro dhe e treta deri 300 euro, dhe gjashtë muaj ka ndalesë të patentëshoferit për herën e tretë nëse shoferët bëjnë kundërvajtje”, tha ai.

Vëzhgimi i kamerave të sigurisë bëhet nga njësia e trafikut, sqaron Zuka për Radio Kosovën. Ai thotë se stafi i policisë ka mbajtur dy trajnime për mbikëqyrjen e kamerave.

“Stafi i ka mbajtur dy trajnime. Trajnimet mbi trajtimin e kundërvajtjeve si dhe nga ana e ekspertëve është bërë nga ana e IT, trajnimi si të bëhet menaxhimi i kamerave”, tha ai.

Ndryshe Policia  e Kosovës në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat