Pesë të lënduar në një aksident në Klinë

Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident në Klinë

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 19:09
Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një kamioni dhe një veturë në fshatin Poterq të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Dritan Rugova.

“Në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Rugova tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat