Grabitja e para disa dite në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari – i gjenden në banesa dëshmi që lidhen me rastin

Kronikë

Grabitja e para disa dite në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari – i gjenden në banesa dëshmi që lidhen me rastin

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, për një grabitje të disa dite më parë në Fushë Kosovë.

Grabitja kishte ndodhur më 5 shkurt 2026 në ora 23:10 në rrugën “Çajupi”.

“Më datë 12.02.2026 është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat