Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti përfshiu një tren dhe një automjet, ku si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime dhe po merr trajtim të nevojshëm.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.