"Nuk dihet prejardhja e arit", Inspektorati i Tregut me detaje të reja për arin e sekuestruar në Pejë

Kronikë

"Nuk dihet prejardhja e arit", Inspektorati i Tregut me detaje të reja për arin e sekuestruar në Pejë

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:36
Ilustrim

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në koordinim me Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës - Njësia Kundër Kontrabandës, ka realizuar sot një aksion të gjerë në Rajonin e Pejë për operatorët ekonomikë që tregtojnë metale të çmuara.

Qëllimi i këtij aksioni ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimi i standardeve teknike sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.

Aksioni në argjendaritë e Pejës, pamje nga bunkerët e fshehtë të arit

Gjatë kontrollit, janë evidentuar shkelje të rëndësishme, që kanë rezultuar me masat e mëposhtme:

Ndalim i përkohshëm i mallit – IQMT ndaloi mbi 20 kg ari, i cili ishte i paverifikuar dhe pa shenjëzim nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Malli do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Sekuestrim i metaleve të çmuara – mbi 25 kg punime ari u sekuestruan pasi subjektet ekonomike nuk prezantuan dokumentacion të nevojshëm mbi prejardhjen e tyre.

IQMT thekson se tregtimi i metaleve të çmuara pa shenjëzim dhe dokumentacion të rregullt përbën shkelje të rëndë dhe të ndëshkueshme.

Inspektorati paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Kosovës dhe ndaj çdo parregullsie do të ndërmerren masa rigoroze ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat