Vidhet vetura gjatë natës në Smallush të Lipjanit – Opel Astra zhduket nga oborri i shtëpisë

Kronikë

Vidhet vetura gjatë natës në Smallush të Lipjanit – Opel Astra zhduket nga oborri i shtëpisë

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar sot në fshatin Smallush të Lipjanit, ku një qytetar ka mbetur pa automjetin e tij, i cili ishte i parkuar brenda oborrit të shtëpisë.

Ngjarja është raportuar më 13.02.2026, rreth orës 11:30, kur ankuesi B.K., nga Smallushi, ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë natës persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

Sipas deklarimit të viktimës, bëhet fjalë për një Opel Astra, ngjyrë hiri metalike, e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Menjëherë pas pranimit të informatës, Policia ka iniciuar procedurat fillestare, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Aktualisht rasti është duke u trajtuar si “Vjedhje e veturës”, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat