​Sekuestrohen mbi 1.3 kilogramë marihuanë në Prizren

Kronikë

​Sekuestrohen mbi 1.3 kilogramë marihuanë në Prizren

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike.

“Janë konfiskuar 1386.94 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një shumë parash, një veturë, një thikë si dhe një boks metali”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat