Kërkohej nga Policia, vetëdorëzohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë

Kërkohej nga Policia, vetëdorëzohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Është vetëdorëzuar një person i dyshuar i shpallur në kërkim në Gjakovë, pas një kërkese publike të autoriteteve për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kishte publikuar më 12.02.2026 një kërkesë për ndihmë nga qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra penale që janë objekt hetimi.

Pas publikimit të njoftimit dhe angazhimit të strukturave përkatëse policore, i dyshuari më 23.02.2026 është paraqitur vetë në stacionin policor.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas vetëdorëzimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit kompetentë dhe janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat