Gjendet mish i freskët pa dokumentacion dhe në kushte që janë në kundërshtim me ligjin në Klinë, rasti nën hetim

Kronikë

Gjendet mish i freskët pa dokumentacion dhe në kushte që janë në kundërshtim me ligjin në Klinë, rasti nën hetim

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.02.2026 rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

“Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat