Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve

Kronikë

Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri shtetas kosovar dhe tjetri turk, janë ekstraduar në dy raste të ndara gjatë 48 orëve të fundit, falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23 shkurt 2026, nga Gjermania në Kosova është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet G.B., i cili kërkohej nga organet e drejtësisë për veprën penale “Mashtrim”.

 Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte kohë që i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa arrestimi dhe transferimi i tij u realizuan në koordinim të ngushtë me autoritetet gjermane.

Ndërkaq, më 24 shkurt 2026, nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut është ekstraduar shtetasi turk me inicialet T.M., i kërkuar për veprën penale “Vrasje”. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe ishte lokalizuar në territorin e Kosovës.

Ekstradimi i tij është realizuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Elezit, nën masa të rrepta sigurie.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policorka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç në luftën kundër krimit, duke theksuar se do të vazhdojë koordinimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për identifikimin, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat