Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

Kronikë

Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një pacient në Entin Special në Shtime është sjellë pa shenja jete mbrëmë në QKMF-në e kësaj komune.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është nën hetime”, thuhet nga PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat