Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në Banjë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e zonës dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar shkakun e përplasjes.