Djali i mitur kanosi babain e tij në Deçan, dërgohet në mbajtje

Kronikë

Djali i mitur kanosi babain e tij në Deçan, dërgohet në mbajtje

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se ndjehet i shqetësuar nga djali i tij i mitur pasi në momentin që ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:30, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Deçan 26.02.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për shkak se pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat