I maskuar dhe nën kërcënimin e armës tentoi të kryente grabitje në Prishtinë, rasti po hetohet

Kronikë

I maskuar dhe nën kërcënimin e armës tentoi të kryente grabitje në Prishtinë, rasti po hetohet

Më: 6 mars 2026 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën “grabitje në tentativë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:48, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.

“Është raportuar se një person i dyshuari i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën e lartcekur. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Lidhur me rastin nuk ka të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat