Tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër, arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë

Tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër, arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës

Më: 6 mars 2026 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një grua (shtetase e Turqisë) është arrestuar pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar.

“ANP-së Adem Jashari/ 05.03.2026 - 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Turqisë, pasi që njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat