44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 10 mars 2026 Në ora: 08:54

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2455 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat