Arrestohet një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kanosje ndaj policisë

Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kanosje ndaj policisë

Më: 10 mars 2026 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes i dyshuari po ashtu kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmojë zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat