Prona dhe biznese të grave kanë qenë cak i dy sulmeve dhe veprimeve të rrezikshme për sa i përket sigurisë në Kosovë, të mërkurën.
Një i tillë ka ndodhur në Podujevë e tjetri në Prishtinë.
Në rastin e parë, disa persona të panjohur, siç thotë policia, kane hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e një viktime grua, në fshatin Sfeqël, dy orë pas mesnatës. Keqbërësit nuk janë kapur, por hetimet për t’i gjetur ata thuhet se po vazhdojnë. Rasti është kualifikuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Edhe në kryeqytet cak i një sulmi të pahijshëm ishin gratë. Policia ka bërë me dije se rreth orës 21 është përfshirë nga zjarri “lokali i viktimave femra” në rrugën “Garcie Lorka”. Kjo, siç raportohet, është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.
Kryesit e kësaj vepre nuk dihet se kush janë ende, pasi ata mbesin në arrati.