Aksident me fatalitet në rrugën Podujevë–Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Kronikë

Aksident me fatalitet në rrugën Podujevë–Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Më: 18 mars 2026 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Sot rreth orës 07:00, është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën Podujevë–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti

Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

“Si pasojë e plagëve të marra, ngasësi i saj nuk ka arritur të mbijetojë.Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”ka thënë ajo .

Ajo bëri të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat