Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë

Kronikë

Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë

Më: 20 mars 2026 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se një i mitur ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e këtij aksidenti.

“Një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, është përfshirë në aksident.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull i mitur, i cili ishte pasagjer në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat