Rasti tragjik në Majac të Podujevës, vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë - Prokuroria jep detaje mbi ngjarjen

Kronikë

Rasti tragjik në Majac të Podujevës, vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë - Prokuroria jep detaje mbi ngjarjen

Më: 22 mars 2026 Në ora: 21:08 Përditësuar në ora: 15:03 më 23.03.2026
Ilaz Ibrahimi/ Ardita Gashi

Tragjedia në Majac, Prokuroria: Dyshohet se gjitha ndodhi pas një mosmarrëveshje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës të dielën pasdite, ku tashmë numri i viktimave ka shkuar në tre, duke përfshirë këtu edhe të dyshuarën.

E gjithë kjo ngjarje tragjike dyshohet të ketë nisur nga një mosmarrëveshje mes të dyshuarës dhe viktimës së parë ku quan pastaj me përdorimin e armës së zjarrit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur para mediave se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa më pas ka vdekur edhe e dyshuara kryesore e rastit.

“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, këtu dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, ku situata ka eskaluar dhe më pas është përdorur një armë zjarri, ku ka shtënë në drejtim të dy personave, dhe për fat të keq për shkak plagëve të marrura, kanë ndërruar jetë. Dhe po ashtu edhe e dyshuara kryesore e këtij akti ka ndërruar jetë, të cilën e ka konstatuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, menjëherë pas pranimit të informatave, policia dhe njësitet përkatëse, së bashku me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

“Pas pranimit të informatave, policia dhe njësitet e tjera relevante, në krye me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e para hetimore lidhur me këtë rast. Më pas është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe disa prova të tjera relevante, të cilat do të ndikojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi Shala.

Ajo shtoi se rasti ndodhet ende në fazën preliminare të hetimeve dhe se autoritetet janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Duke qenë se rasti është në fazën preliminare të hetimeve, më duhet të jem e rezervuar në dhënien e informacioneve shtesë, mirëpo ne si Prokurori Themelore në Prishtinë mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e hetimeve në mënyrë intensive që sa më parë të kuptohen rrethanat e këtij rasti”, përfundoi ajo.

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Podujevë

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin.

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, që ka dashur të mbetet anonim, është prononcuar për median.

Ai ka mohuar disa prej versioneve që janë raportuar që nga mbrëmja e së dielës, kur edhe ka ndodhur rasti.

I njëjti ka thënë se si familje asnjëherë nuk kanë pasur telashe, derisa ka shtuar se nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e të dyshuarës, Ardita Gashi, me tashmë të ndjerin, Ilaz Brahimi, 45-vjeçar nga Obiliqi.

Familjari ka dhënë detaje tjera lidhur me momentin kur më pas e dyshuara, pas aktit, ishte mbyllur në dhomë.

“Pasi e ka gjuajtur atë djalin, ka shku te inxhja Miradi. Ajo ka qenë bashkë me renë dhe tre fëmijët. [Ardita] iu ka thënë të dalin jashtë sepse ka me bisedu diçka me inxhen. Si kanë dalë nga dhoma, është dëgju krisma. Ne kemi vrapu menjëherë, e ajo është mbyll në dhomë të fëmijëve. Kur ka tentu me hy vëllai, ajo ia ka drejtuar vetes armën dhe i ka thënë largohu se të vrasë edhe ty”, u shpreh ai për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se në rastin tragjik, 31-vjeçarja ka përdorur revole, duke hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara ka qëlluar në drejtim të Brahimit dhe gruas së axhës me armë automatike.

Mbrëmjen e 22 marsit, 31-vjeçarja, Ardita Gashi dyshohet se privoi nga jeta Ilaz Brahimin, kurse e plagosur kishte mbetur edhe Miradije Gashin, por e cila vdiq më pas mëngjesin e së hënës, derisa po trajtohej në QKUK.

Poashtu, edhe Ardita Gashi po trajtohej në QKUK, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e vetëplagosjes. Por, as ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala deklaroi se gjithçka kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit.

​Familjarë të të vrarit në Majac të Podujevës nuk deklarohen për rastin

KP po qëndron në fshatin Bakshi të Obiliqit ku ndodhet shtëpia e 45-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmë në Majac të Podujevës.

Familjarë të 45-vjeçarit byj kanë pranuar të deklarohen për media. 

Ata nuk u përgjigjën nëse viktima kishte ndonjë lidhje me të dyshuarën 31-vjeçare e cila edhe ajo tashmë ka vdekur.

Ndërsa e vdekur ka mbetur edhe 73-vjeçarja, e cila ishte plagosur nga 31-vjeçarja.

Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.

Media e ka mësuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.

I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet.

Rasti i Majacit, Prokuroria: Motivi i vrasjes së dyfishtë nuk dihet ende

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se motivi i vrasjes së dyfishtë në Majac të Podujevës, ende nuk është i njohur për autoritetet kosovare.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale, që sipas saj janë relevante për rastin.

“Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera hetimore, së bashku me Prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”.

“Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti  ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Mbrëmë, në Majac e dyshuara A.Gashi, privoi nga jeta Ilaz Brahimin, 45-vjeçar, dhe gruan e axhës së saj, një 73-vjeçare.

45-vjeçari, sipas policisë u gjet i vdekur në veturë afër shtëpisë së të dyshuarës, ndërsa e moshuara humbi jetën në QKUK pasi nuk iu bëri ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Edhe 31-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën, pasi mbeti e plagosur.

Shkon në dy numri i viktimave nga rasti tragjik në Majac, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në raportin 24-orësh lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Majac të komunës së Podujevës.

Sipas informacioneve më të fundit nga policia sot rreth orës 03:35, njëra nga të plagosurat ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti është ri-cilësuar si “Vrasje e Rëndë” dhe “Mbajtje në Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve”.

Ndryshe policia ka theksuar se rasti ka ndodhur më 22 mars rreth orës 18:40, njësitë relevante policore kanë marrë informata se një person në një veturë ishte pa shenja jete.

Njësitë e hetimeve dhe forenzika menjëherë u angazhuan dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku u konstatua një automjet VW ngjyrë e bardhë me targa lokale, në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi.

Personi mashkull i hasur në automjet ishte pa shenja jete, ndërsa trupi u tërhoq nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Referuar hetimeve intensive, policia ka bërë të ditur se dyshohet për një rast tjetër të rrezikshëm brenda një shtëpie, ku një person i gjinisë femërore posedonte armë zjarri dhe nuk pranonte të komunikojë me askënd, duke paraqitur rrezik për jetën e saj dhe të të tjerëve.

“Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar duke vendosur situatën nën kontroll”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë u gjetën dy persona të gjinisë femërore me plagë të rënda, por me shenja jete. Ata morën trajtim mjekësor nga njësia emergjente dhe më pas u dërguan nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore në qendrën spitalore.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Podujeva është tronditur pasditen e djeshme për një vrasje makabre e një personi dhe plagosja e dy grave.

Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të mediave bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçarin.

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj.

Pas një aksioni të Policisë, Gashi dyshohet se ka tentuar vetvrasjen.

Burime të mediave bëjnë të ditur se Ardita gjatë ditës ka patur vazhdimisht lëvizje të dyshimta me një çantë në krah, para aktit kriminal.

Ajo dhe gruaja e axhës së saj po trajtohen në QKUK dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Një i burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur të dielën në mbrëmje në fshatin Majac të Podujevës.

Njëra nga të plagosurat është 31-vjeçarja që dyshohet se vrau të fejuarin e saj.

Ajo pashtu dyshohet se ka plagosur edhe gruan e axhës 71-vjeçare e më pas edhe veten.

Dy të plagosurat pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Podujevë janë transferuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se gjendja e dy pacientëve është e rëndë dhe jo stabile.

“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, tha Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

Detaje nga QKUK rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurave në Majac

Po ashtu e plagosur në këtë rast ka mbetur edhe dyshuara që e ka kryer aktin.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.

Syla deklaroi se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.

“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymarje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.

Zbulohet identiteti i të dyshuarës për vrasje në Podujevë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac, ku sipas informacioneve nga burime të afërta me rastin, është bërë i ditur identiteti i të dyshuarës.

Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe.

Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa viktima që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat