Hasi në disa mjete të pashpërthyera në Gjilan, njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it i tërhoqën në mënyrë të sigurt

Kronikë

Hasi në disa mjete të pashpërthyera në Gjilan, njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it i tërhoqën në mënyrë të sigurt

Më: 23 mars 2026 Në ora: 10:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person derisa sa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Selishtë të Gjilanit.

Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e mjeteve.

“Fsh. Selishtë, Gjilan / 22.03.2026 – 16:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat