Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.
Mbetjet janë dërguar për ekzaminime në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Rahovec / 25.03.2026 – NN. Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.